Seksi nuk duhet të largohet nga jeta juaj përgjatë viteve. Në fakt, shumë studime kanë treguar se seksi, veçanërisht në moshë të vjetër, është i ndërlidhur me aftësi më të mira njohëse dhe ndihmon në luftimin e sëmundjeve si çmenduria.

Një studim i hershëm i vitit 2000 kishte marrë 352 subjekte italiane të moshave 65 dhe 105, dhe kishte zbuluar se ata kishin qenë më shumë aktivë seksualisht ose të interesuar në seks nëse kishin pasur funksione më të mira të aftësive njohëse.

Këto zbulime ishin mbështetur edhe nga hulumtuesit e Universitetit Conventry, të cilët kishin publikuar një studim në Journal of Age and Agingvitin e kaluar.

Pas analizimit të testit të funksioneve të aftësive njohëse dhe krahasimit me aktivitetin seksual, në pothuajse 7,000 të rritur të moshave 50 deri 89 ishte zbuluar se ata që ishin aktivë seksualisht kishin shënuar pikë më të larta në këto teste të aftësive njohëse, duke i veçuar meshkujt.

A do të thotë kjo se seksi mund ta shërojë çmendurinë? Epo, kjo është pika ku hulumtuesit e theksojnë rëndësinë e studimeve të mëtutjeshme, e veçanërisht duke konsideruar se kjo lidhje mund të shkojë në dy anët.

Dr. Stacy Tessler Lindau, drejtore e programit në mjekësinë seksuale integruese në Universitetin e Chigagos, sipas Reutres, thotë se nuk mund të themi sigurt që aktiviteti seksual shpinë në shëndet më të mirë të trurit kur gjithashtu është e mundur që ata me shëndet më të mirë të trurit janë më të interesuar në seks.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se nuk ka aspak përfitime.

Ajo tregon se ekzistojnë mjaft dëshmi për të treguar se dashuria, zemërgjerësia dhe mbështetja në lidhje janë shumë të rëndësishme për një jetë të kënaqshme seksuale dhe një mirëqenie mendore përgjatë jetës.

Po pra, konsiderojeni këtë si leje për të dalë dhe për të kryer më shumë seks – pasi që edhe mund të keni një pleqëri më të shëndetshme dhe më të mirë për shkak të kësaj.