Policia rajonale e Prizrenit ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, të cilët dyshohen se kanë sulmuar një mjek dhe një teknik mbrëmë pas mesnate.

Në njoftim thuhet se sulmi ndodhi në Urgjencën e Mjekkësisë familjare në Suharekë.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Rreth orës 03:53 minuta të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë, gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrënxuar në dysheme një mjek dhe një teknik.

Lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar dhe është në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet i ndalimi i tyre