Një sulm i përgjakshëm në Gjermani ka lënë të plagosur disa persona, teksa të dyshuarit po ndiqen nga policia, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Helikopterët e policisë po qarkullojnë mbi Plohingen, që ndodhet rreth 25 kilometra larg Shtutgarit, pasi disa persona kanë pësuar plagë nga armët e zjarrit dhe thikat, në pasditen e së enjtes.

Raportohet se tre persona, që dyshohen për sulmin, aktualisht ndodhen në arrati.

Policia ka bërë të ditur se të paktën dy persona janë plagosur gjatë incidentit në “Esslinger Strasse”.

Autoritetet gjermane po u kërkojnë qytetarëve që të qëndrojnë brenda shtëpive dhe banesave të tyre.