Foto ilustrim
Policia e Kosovës njofton se dje është arrestuar një person pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht babanë e tij të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.