Në shkollën fillore ‘’Qamil Batalli’’ në Prishtinë ka shumë nxënës të talentuar të cilët me përkushtimin e mësimdhënësve dhe të gjithë stafit punues arrijnë që të shkëlqejnë në angazhimet e tyre.

Gazeta Observer, ka vizituar klasën e parë të mësueses Valdrina Nekoviqi gjatë orës mësimore Njeriu dhe Natyra.

Të gjithë këta nxënës janë të entuziazmuar gjatë mbjelljes së luleve të cilat me shumë kujdes i vendosin në saksi.

Edhe Kroni e Morea kanë për të na thënë dicka për lulet e tyre.

Nxënësit ishin aq të dashur dhe të edukuar dhe na përshëndetën me duart e tyre të vockëla dhe buzët në gaz./Gazeta Observer