Të shkuarit në tualet, për nuset është shumë proces i vështirë, veçanërisht nëse kanë fustanin e bardhë e kanë shumë të gjatë.

Mirëpo, një nuse e ka thjeshtësuar procesin, duke përdorur një qese të madhe super-marketi

Shoqërueset e nuses, kanë një angazhim të rëndësishëm – ta veshin nusen, rregullojnë dhe ta mbajnë në qetësi, duke u siguruar që gjithçka po shkon sipas planit.

Detyrë tjetër e tyre, është edhe shoqërimi i saj për një tualet, ndërsa mungesa e tyre do të ishte shumë e vështirë për nusen.

Fustanet e bardha janë të bukura dhe elegante, por jo gjithmonë edhe praktike. Andaj, një nuse ka vendosur që të mos ketë ndihmë për askënd, në ditën e saj të madhe.

Tërë pjesën e poshtme të fustanit të bardhë ajo e ka futur në një qese super-marketi, të cilat ia ka hapur dy vrima për t’i futur këmbët.

Këtë praktikë ia rekomandon edhe nuseve tjera që nuk kanë shoqëruese, apo që duan të kenë së paku disa minuta qetësi gjatë ceremonisë martesore.