Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se rezultati i barabartë që Kosova mori ndaj Danimarkës, është i mirë duke pasur parasysh kualitetet e përfaqësueses daneze.

Thaçi ka deklaruar se Kosova dëshmoi se është fuqi ballkanike.

“Një ekipi të madh botëror, siç është kombëtarja e Danimarkës, kombëtarja e Kosovës i dëshmoi që është fuqi ballkanike në fushën e gjelbër. Paraqitje tepër e mirë e djemve tanë. Përballë miqve danezë, edhe barazimi është rezultat i mirë”, ka thënë ai.