Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, në një intervistë për Periskopin u është përgjigjur deklaratave ironike të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kur kishte folur për një koncert të mundshëm të Shakirës për hapjen e Urës së Ibrit, kishte thënë se mjafton që Bahtiri të mos i sillte aty Cecën apo Lepa Brenën.

Sipas Bahtirit, Ceca, Lepa Brena apo ndonjë këngëtare shqiptare nuk do të ishin ide e mirë për hapjen e Urës së Ibrit, sepse nuk do të ishin të mirëpritura për qytetarët atje.

Ai pati edhe një porosi për presidentin Thaçi. “Nuk kam koment për këtë. Nuk e di çka ka dashtë me thanë për atë punë. Dua t’i them presidentit e të gjithëve që ta kthejnë kokën nga Mitrovica. Mos të rrinë anash, po t’i bashkohen kryetarit. Se e kanë një kryetar evropian. Duhet t’i bashkojmë forcat që këtë mision ta kryejmë së bashku.

Mendoj se Ceca, Lepa Brena apo ndonjë këngëtare shqiptare nuk do të ishte zgjedhje e mirë, sepse ne duam t’i bashkojmë qytetarët me një yll bote, që do të çonte një mesazh të qartë te qytetarët”, ka thënë Bahtiri për Periskopin.