Një person theret me thikë, pesë persona shoqërohen në stacion Policia njofton se sot rreth orës 14:00 ka marrë informacionin se rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, me ç’rast një person është plagosur.

“Ø N , mashkull , 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kroacisë, ka marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton policia, duke shtuar se lidhur me rastin në fjalë policia ka arrit që nga vendngjarjes të shoqëroj për në stacion policor, pesë persona të dyshuar.

Aktualisht hetuesit policor të stacionit Qendra në Prishtinë, siç njoftohet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse