Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë bën me dije sot se numri total i pasgoditjeve që prej tërmetit të fortë të 26 nëntorit është 1376.

“Ndërsa nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, 2 dhjetor deri më tani, ora 10:00 janë regjistruar 5 lëkundje dhe dy janë të lokalizuar”.

Shqipëria e ka kaluar situatën më të vështirë të tërmetit. Ekspertë të njohur të sizmologjisë, të ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shprehën dje se situata më e vështirë ka kaluar dhe tashmë toka po i kthehet gradualisht normalitetit.