Turqia ka hedhur poshtë kërcënimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të “shkatërruar” ekonominë e saj nëse sulmon forcat kurde në Siri pas tërheqjes së planifikuar të trupave amerikane.

“Nuk mund të arrini askund duke e kërcënuar ekonomikisht Turqinë,” tha Ministri i Jashtëm Nevlut Çavusoglu.

Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me kurdët në Sirinë veriore kundër grupit të Shtetit Islamik ISIS.

Megjithatë, Turqia i konsideron Njësitë e Mbrojtjes së Popullit (YPG) si terroristë.