Përfundon restaurimi i Varrit Monumental të vendbanimit antik të Persqopit. Varri ndodhet në pjesën lindore të malit të Vilës. Ai është pjesë e vendbanimit të njohur me emrin “Muret antike dhe varri i Persqopit”, në malin e Petrelës.

Persqopi ishte një nga qytetet antikë që nuk u ripërdorën për shumë kohë. Mendohet se popullsia lëvizi dhe u vendos në Petrelë.

“Zgjerojmë hartën e Tiranës me monumente të reja të vizitueshme duke afruar turistë, studiues dhe brezin e ri përmes programeve të edukimit”, u shpreh ministrja e Kulturës Elva Margariti për këtë restaurim. ”Shpëton falë restaurimit një tjetër monument i rëndësishëm i historisë dhe arkeologjisë”.