Regjisori maqedonas, ish diplomat dhe ish kryetari i Kuvendit, Lubisha Georgievski sot ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare.

Georgievski ka lindur në Manastir, ishte regjisor teatri dhe filmi, shkrimtar, teoricien dhe profesor për regji dhe aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup.

Si politikan, në vitin 1994 ishte edhe kandidat presidencial i VMRO-DPMNE-së, ndërkaq më pas ambasador në Bullgari (2000-2004) dhe kryetari i Kuvendit nga viti 2006 deri në vitin 2008 nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Georgievski ishte përkrahës i VMRO-DPMNE-së deri në fund, gjegjësisht ai së fundmi mbajti një fjalim gjatë protestave të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, protestat e të cilës kulminuan me sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Georgievski mbahet mend edhe për përdorimin e fjalorit anti-shqiptar.