Një i punësuar në minierën e Radovishit dje ka vdekur nga goditja elektrike përderisa ka kryer punë në trafostacion, informojnë nga MPB-ja.

Në stacionin policor në Radovish nga Ndihma e shpejtë mjekësore, dje në orën 14.20 është paraqitur se një i punësuar në Radovish A.R (59) nga fshati Voislavc, i cili derisa ka kryer punë në trafostacion e ka goditur rryma, me çka ka vdekur.

Kontroll në vend kanë kryer prokurori publik, inspektori i punës, inspektori i Sekretariatit shtetëror për elektrikë dhe pajisje në minierë dhe ekipi i Stacionit policor në Radovish. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar në autopsi.

Punohet për zbardhjen e rastit, thuhet në kumtesën e MPJ-së. .