Kryeparlamentari Kadri Veseli është takuar sot me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Veseli ka treguar se në takim me Ambasadorët e QUINT-it dhe Apostolovan biseduan rreth nevojës që të bashkohen pozitë dhe opozitë në lidhje me fazën finale të dilogut Kosovë – Serbi.

Ai ka përmendur se në ditët në vazhdim do të përpiqet që të arrihet një konsensues sa më parë i pozitë dhe opozitës në lidhje me dialogun.

Postimi i plotë i Veselit:

Me Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, biseduam për nevojën që të bashkohemi, pozitë dhe opozitë, në fazën finale të Dialogut Kosovë-Serbi. Takimi i sotëm, në të cilin me një pjesë të opozitës diskutuam për Draft-Rezolutën për Dialogun, ishte një hap i rëndësishëm. Në ditët në vazhdim do t’i intensifikojmë përpjekjet që konsensusi të ndodhë sa më parë.