Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Besi në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Për pasojë, një mjet furgon me ngjyrë të kuqe ka dalë nga rruga dhe drejtuesi ka pësuar lëndime.

 

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00.