Unë isha çka imzot krijoi në mua
Në të gjitha motet e bukura dhe të shëmtuara
Unë isha vreri
Lëngata e verdhë
engjëlli gjuhënëpërkë
Britma e sinqertë
(hyjnia vetë!)
Unë isha mali më i lartë
Isha aglosha që zbriste i kthjelltë
Unë isha Plaga ngjyrë-squfurt
përçartja e tij në sëmundje
Jeruzalemi në të mëngjër
Zbulesa pa emër- mahnitja më e beftë!
Isha Gërzheta që rrezitej në diell
vallëtare e çmendur në prush!
Isha aromë qielli shtrojash t’ylberta
gjithçkaja-kurrkush!

Unë qeshë mjellma e liqenit të atij që më shpiku.

Duke dashur e urryer atë
Në vend të kapitesha shtigjesh me thepa
Në një këngë u kapita
E  s’u ngrita më.