Një rast i veprës penale ‘vjedhje’ është raportuar gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri, ku si rezultat i informacionit të pranuar dhe një reagimi të shpejtë, njësitet policore kanë arritur që në flagrancë të arrestojnë tre persona të dyshuar në kryerje të veprës penale ‘vjedhje’.

Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se sot rreth orës 12:00, në rrugën ‘Gëzim Rama’’ në Vushtrri, tre të dyshuarit në bashkëveprim, në objektin e vjetër të gjykatës kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’, me ç’rast nga hapësirat e objektit kanë vjedhur pjesë të ndryshme të metalit, njofton Policia.

Materialet e vjedhura dhe veglat me të cilat është kryer vepra penale janë sekuestruar dhe do të procedohen në rast si prova materiale.

Ndërsa pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.