Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit ka treguar që qeverinë e ardhshme duhet ta udhëheqin partitë që kanë qenë deri dje në opozitë, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka thënë se tashmë e vetmja sfidë përpara është arritja e këtij koalicioni, gjithmonë në interes të Republikës së Kosovës.

“Më në fund, qytetarët, jo vetëm që votuan, por, ajo votë ishte thirrje për ndryshim e ndëshkim ndaj qeverisjes së keqe. Qytetarët, poashtu, përcaktuan qeverinë e re, e cila duhet të përbëhet nga opozita e deridjeshme. Për mua nuk ka asnjë alternativë tjetër. Koalicioni LDK-VV ka shumë sfida para vetes, por duhet ta ketë vetëm një interes: atë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të vendit tim,Këtë vjeshtë janë mbushur plot 20 vjet që jam bërë anëtare e LDK-së dhe gati po aq që…

Gepostet von Vjosa R. Osmani am Mittwoch, 9. Oktober 2019