Arben Dekaj, është personi i gjetur i vdekur në mes të fshatrave Dubravë dhe Veriq të Komunës së Istogut.

Dekaj, i moshës rreth 30 vjeçare sipas burimeve të Indeksonline është gjetur i qëlluar me disa plumba.

I ndjeri mësohet se ka qenë shumë i afërt me Policinë e rajonit të Istogut.

Mësohet se Dekaj kishte transportuar kosovarë në Suboticë, duke iu marr të njëjtëve kështu para të gatshme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Dekaj ka qenë i ngarkuar me disa vepra penale. Mirëpo, burime tona thonë se ai për të mos u arrestuar, iu blente policëve vetura të shtrenjta, telefona e gjëra të tjera me vlerë.

Ai madje për një kohë shumë të shkurtër ka arritur që të fitoi pasuri shumë të madhe. Ai ka lënë pas vetes vetura super-luksoze.

Ndërkohë, rastin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Më poshtë ua sjellim disa foto të të ndjerit nga Istogu, Arben Dekaj: