Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka kritikuar Policinë e Kosovës, duke thënë se po mundohet ta arsyetoj neglizhencës për varsjen e dysfishtë në Gjakovë.

“Në vend se policia të pranoj dështimin, fajin e neglizhencën, për të mbrojtur jetën e një gruaje dhe një fëmije, dalin në konferenca për medie dhe deklarojnë se “viktima në ditën kritike nuk ka kërkuar urdhër për mbrojtje”!!”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.

“Kjo është tendencë për mbrojtje pas një dështimi të madh për t’i mbrojtur nënën dhe vajzën e saj!”, shtoi ajo, raporton Gazeta Observer

Deputetja e VV-së ka kërkuar që sa më parë të merren masa ndaj personave që neglizhuan lajmërimet për kërcënime.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e saj të plotë:

Në vend se policia të pranoj dështimin, fajin e neglizhencën, për të mbrojtur jetën e një gruaje dhe një fëmije, dalin në konferenca për medie dhe deklarojnë se “viktima në ditën kritike nuk ka kërkuar urdhër për mbrojtje”!!
Kjo është tendencë për mbrojtje pas një dështimi të madh për t’i mbrojtur nënën dhe vajzën e saj!
Shtrohet pyetja a duhet çdo ditë viktima të kërkoj udhër për mbrojtje a si është puna? Ku po i marrin këto interpretime kësioj!

Sa më parë, përgjegjësi për ata që neglizhuan lajmërimet për kërcënime dhe trajtim serioz, të menjëhershëm në rastet e dhunës në familje!