Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shumicës në rajon por edhe në gjithë botën Serbia është duke i penguar, dhe se shumica po përpiqen ta rrënojnë nga jashtë dhe brenda, si edhe atë se do të ketë shumë probleme rreth Kosovës.

“Do të jetë shumë vështirë rreth Kosovës, do të ketë shumë probleme. Por do të punojmë së bashku. Do të presim t’i heqin taksat, nëse nuk i heqin kurrë, asgjë askujt, do ta ndihmojmë popullin. Nëse i heqin do të përpiqemi të bëjmë kompromis, mirëpo askujt dhe kurrë nuk do të lejojmë ta poshtërojë Serbinë”, ka thënë Vuçiq në një tubim në Pançevë.

Ai ka porositur se kurrë asnjë ambasador nuk do ta caktojë politikën në Serbi, por populli në zgjedhje.

“Serbia shumicës në rajon dhe botë po i pengon, sepse shumica dëshirojnë ta rrënojnë nga jashtë dhe brenda. Disa duan të na kthejnë në të kaluarën, sepse e shohin e dikush ka siguruar që në Serbi të ketë para, dhe ta plaçkitin edhe një herë këtë vend”.