Anthony Martial është ftuar nga Kombëtarja franceze pas formës së mirë që po kalon në këtë stinor me Manchester Unitedin.

Martial i ka shënuar pesë gola në katër paraqitjet e tij të fundit në Premierligë, do të jetë pjesë e Francës për ndeshjen ndaj Holandës më 16 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve dhe pastaj katër ditë më vonë miqësoren kundër Uruguait, transmeton Gazeta Express.

Francezi nuk ishte i ftuar nga Didier Deschamps për Kupën e Botës, të cilën e fituan në Rusi gjatë verës, pasi mposhtën Kroacinë me rezultatin 4-2.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të kampionëve të botës:

Portierët: Alphonse Areola, Hugo Lloris, Steve Mandanda.

Mbrojtësit: Lucas Digne, Presnel Kimpembe, Benjamin Mendy, Benjamin Pavard, Adil Rami, Mamadou Sakho, Djibril Sidibe, Raphael Varane.

Mesfushorët: N’Golo Kante, Blaise Matuidi, Tanguy Ndombele, Steven Nzonzi, Paul Pogba.

Sulmuesit: Ousmane Dembele, Nabil Fekir , Olivier Giroud, Antoine Griezmann, Anthony Martial, Kylian Mbappe, Florian Thauvin.